“M*ti mullar! Poshtë pallateve…”/ Vlora 3 ditë pa ujë të pijshëm, qytetarët në “Koha për t’u zgjuar”: Po qelbemi, shteti të marrë masa

Në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24, qytetarë të shumtë nga Vlora në rubrikën e telefonatave me gazetarin Renaldo Salianji ngritën shqetësimin se prej 3 ditësh po përballen me mungesën e ujit të pijshëm, si pasojë e një defekti në rrjetin e ujësjellësit.

Qytetarët shprehen se nuk po arrijnë të plotësojnë nevojat e tyre jetike, që lidhen kryesisht me higjienën, ndërsa blerja e ujit për konsum përbën një kosto të shtuar për ta.

“ Po sjell një rast shumë emergjet dhe shqetësues. Vlora ka 3 ditë pa ujë. U qelbëm, jemi në prag epidemie, është bërë m*ti mullar. Nuk e dimë ccfarë problem ka, po dh**sin njerëzit poshtë pallateve”, u shprehën ata.

Autoritetet përgjegjëse në Vlorë, bëjnë të ditur për News24 se shkak për ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm është bërë një defekt serioz në tubacionin kryesor, ku tubat nuk kanë përballuar presionin e lartë të ujit.

Pjesa e dëmtuar ndodhet në fund të linjës, aty ku bëhet lidhja me depot e mëdha të furnizimit të qytetit, ndërsa ende nuk dihet sesa kohë nevojitet, për të zgjidhur këtë problematikë madhore për qytetarët.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×