“Nuk do të ndalojmë!”, Salianji takime me demokratët në Shkodër: PD duhet të sjellë rotacionin politik! Duhet reformim dhe hapje ndaj shoqërisë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me demokratët në Shkodër, nga ku ka ndarë edhe pamje.

Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shkruan se PD duhet të sjellë rotacionin politik në Shqipëri, por për të arritur këtë, duhet që të kryejë një proces transformimi dhe reformimi për t’u hapur.

“Takimet tona nuk janë thjesht një fushatë për këtë qëllim. Ato janë një përballje morale. Mes arrogancës dhe dinjitetit. Mes frikës dhe guximit. Mes së vjetrës që mban peng dhe së resë që çliron. Koha e këtij pushteti ka mbaruar”, shkruan Salianji.

Postimi i plotë:
Me mirënjohjen më të thellë për pritjen entuziaste në Shkodër
Partia Demokratike duhet të sjellë rotacionin dhe kjo është një përgjegjësi historike!
Një Kryeministër që nuk mban përgjegjësi për ekipin e tij, nuk është udhëheqës, por thjesht përfitues. Pushteti i tij imoral dhe pa përgjegjësi është rreziku më i madh i demokracisë shqiptare, për të ardhmen, për Shqipërinë e ndershme, dhe kjo nuk duhet lejuar.
Rotacioni nuk është as hakmarrje e as luks. Rotacioni është oksigjen për demokracinë. Është pritshmëria e të gjithë shqiptarëve.
Partia Demokratike ka brenda vetes fuqinë për ta realizuar këtë. Por të përmbushur këtë pritshmëri historike Partia Demokratike duhet të ndryshojë, të reformohet, të hapet ndaj shoqërisë. Të fitojë!
Takimet tona nuk janë thjesht një fushatë për këtë qëllim. Ato janë një përballje morale. Mes arrogancës dhe dinjitetit. Mes frikës dhe guximit. Mes së vjetrës që mban peng dhe së resë që çliron.
Koha e këtij pushteti ka mbaruar.
Ky ishte mesazhi i fuqishëm që u dha në Shkodër dhe ne nuk do të ndalojmë asnjë moment, do të shkelim në çdo pëllëmbë të Shqipërisë për të bashkuar demokratët me shqiptarët!
Koha e ndryshimit ka ardhur.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×