“Poshtë qeveria”/ Me bidonë në duar dhe thirrjet “duam ujë”, momenti kur protestuesit futen brenda teatrit dhe ndërpresin shfaqjen në Vlorë (VIDEO)

Vlora ka prej disa ditësh është pa ujë të pijshëm. Qytetarët në Vlorë janë mbledhur, për të shprehur revoltën e tyre ndaj pushtetit lokal dhe qendror që u ka lënë pa ujë prej ditësh. Ata janë futur brenda teatrit “Petro Marko” ku kanë ndërprerë edhe shfaqen. Duam ujë”, “Poshtë qeveria”, ishin thirrjet e tyre.

Qytetarët në Vlorë të revoltuar kërkojnë zgjidhje të menjëhershme për mungesën e ujit të pijshëm. Të indijuar ata shprehet se zyrtarët duhet të gjejnë zgjidhjen e problemit dhe jo të bëjnë propagandë.

“Ky investim paska qenë falsitet. Unë kam detyrë të protestoj. Të marr atë që më takon, kam të drejtë të protestoj. Do i kërkohet kryetares ë bashkisë dhe atyre që shkojnë të bëjnë foto dhe propagandë, të bëjnë punë sepse me propagande nuk mund të lahesh apo të pish ujë”, u shpreh një qytetar.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×