
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ardit Bido ka njoftuar se situata në Vlorë është drejt normalizimit.
Ai nënvizon se pas më shumë se 72 orë punë intensive në terren, ka sinjale pozitive se avaria e rëndë në sistem mund të zgjidhet brenda ditës së nesërme.
Reagimi:
Vlora drejt normalitetit, fundi i avarisë po afrohet
Pas më shumë se 72 orësh pune intensive në terren, ka sinjale pozitive se avaria e rëndë në sistemin e furnizimit me ujë në Vlorë mund të zgjidhet brenda ditës së nesërme.
Ka qenë një situatë e vështirë dhe e lodhshme për qytetarët. Shqetësimi i tyre është i drejtë dhe i kuptueshëm, pasi mungesa e ujit për disa ditë rresht nuk mund të jetë realiteti i një qyteti si Vlora.
Sipas informacioneve nga terreni, ndërhyrjet janë në fazën përfundimtare dhe po punohet për rikthimin gradual të furnizimit.
Është e domosdoshme që çdo zhvillim të komunikohet me transparencë dhe që kjo situatë të shërbejë si një mësim i qartë për të forcuar sistemin dhe për të parandaluar përsëritjen e rasteve të ngjashme në të ardhmen.
and then