“Bashkia e kusarëve, ujësjellësi i Lubisë”/ Vlonjatët kërkojnë ujë, tentojnë të hyjnë në Bashki, thirrje policisë: Jeni vëllezërit tanë! Hapni rrugën

Vijon me tensione protesta e qytetarëve të Vlorës ndërsa ndodhen sot në ditën e pestë pa furnizim me ujë të pijshëm.

Të vendosur përpara godiënssë Bashkisë së Vlorës, ata kërkojnë zgjidhje për situatën e vështirë ku ndodhen.

“Jemi në gjendje të jashtëzakonshme. Poshtë kjo qeveri e ndyrë. Poshtë qeveria!”, shprehen ata ndërkohë që në duar mbajnë pankarta ku shkruhet:“Bashkia e kusarëve”, “Ujësjellësi i Lubisë”.

“Po të shkojmë të gjithë edhe çunat (policët) do të na hapin dyert sepse janë vëllezërit tanë”, shprehet një prej tyre.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×