“Beteja jonë finale, largimi i këtij regjimi”, Berisha: PD ka një problem themelor me departamentin ‘Brain Gain’ dhe ndaj Diasporës, por…

Teksa sot u prezantua drejtimi i ri i programit të Brain Gain, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit të tij tregoi rrugëtimin e këtij departamenti. Berisha pranoi hapur se PD ka një problem themelor, ndaj këtij departamenti dhe ndaj Diasporës.

Sipas tij ‘kjo padrejtësi duhet të finalizohet me përcaktime të qarta në statutin e partisë.’.

“Ky departament nuk qëndroi thjesht në fushën e parimeve dhe të doktrinës, por kaloi në veprime të rëndësishme, themelore për PD. Nismat e këtij departamenti kanë qenë absolutisht më të rëndësishmet dhe të ndërmarrat nga ndonjë departament në historinë e PD. Nisma e tyre, mbrojtja e trashëgimisë së kësaj partie, në një kohë kur një propagandë mashtruese, kombëtare dhe ndërkombëtare synonte shkatërrimin e saj. Krenar për qenien e tyre kaq demokrat dhe si shqiptar. Secili prej tyre mund të kishte hequr dorë, të ishte integruar në një vend tjetër, atje ku jetojnë. Këta erdhën me nismën e simboleve, në kohë të mjegullt. Zhvillimet dramatike të vendit të bënin të harroje dhe simbolet demokratike. Ky departament e shndërroi këtë seli në seli të veprimtarive kulturore të shumta, mbrojti imazhin e PD. Dua të pranoj se PD ka një problem themelor, ndaj këtij departamenti dhe ndaj Diasporës, të cilës duhet t’i japë përgjigje. Procedurat e përcaktuara nga kjo parti, atyre iu mungon karakteri universal. Kjo nuk është parti vetëm e atyre që jetojnë në Tiranë. PD nuk është parti vetëm e degëve të saj në Lezhë apo Durrës, por dhe e degëve në Paris, Milano apo Athinë. Këto mangësi duhet të marrin përgjigje statutore. Të marrin përgjigje statutore, s’duhet të jetë çështje vullneti të kryetarëve, por zgjidhet duhet të jenë statutore. Në këtë kuadër, japim përgjigje më të mirë. Ne korrigjojmë padrejtësinë që është bërë ndaj tyre dhe ndaj diasporës. Kjo padrejtësi duhet të finalizohet me përcaktime të qarta në statutin e partisë. Ne ia dolëm të mbijetojmë në një kohë kur donin që të na zhduknin. Ky departament, është fibër e rezistencës në këtë kalvar. Ne ia dolëm që një farsë zgjedhore, si në vitin 2001 ta damkosim. Ne jemi në betejën tonë finale, që është largimi i këtij regjimi.”, tha Berisha.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×