
Kreu i PD Sali Berisha në një konferencë për mediat, u shpreh se qeveria e krimit mund të largohet vetëm me protesta.
Berisha theksoi se shoqërisë shqiptare i duhen njerëz që i përkushtohen vendit. Kreu i PD nuk i ka ndalur akuzat ndaj Belinda Ballukut dhe kryeministrit Rama duke thënë se janë vjedhur paratë e shqiptarëve.
Kanë abuzuar miliona dhe miliarda, para të taksapaguesve. Është vetë direkt i implikuar . Dy dosjet e lubisë, qoftë tuneli, qoftë unaza, Rama del aq sa lubia me mesazhet. Kurse AKSHI, AKSHI i kunatës dhe ishte më unikja në Europë dhe botë, merresh peng sepse merr pjesë në tendera, për t’i hapur rrugën kunatit. Merresh peng dhe nuk hetohesh. Gerond Meçe, duhet t’ja u di për nder autoriteteve gjermane për kontributin e tyre, sepse ai as që do hetohej. Ky njeri që nuk do të heqë imunitetet dhe bllokon drejtësinë për vjedhjet që ka bërë, nuk lejonte hetimin. Por fatkeqësisht zbërtheu se koordinatori e kishte marrë peng. Nuk ka dëshmi më tronditëse se këto për një qeveri. Nuk ka akuzë më të rëndë ndaj nesh në rast se ne nuk i rrëzojmë këta. Ne jemi para sfidës, kërkohet sakrificë, të zëmë bulevardin, deri sa ky të qërohet dhe të shkojë para gjykatës për vjedhjet që ka bërë. Opozita ecën e sigurt drejt pushtetit”, tha ai.
Gjithashtu Berisha tha se është koha për veprimtari shumëplanëshe.
“Është një shans i madh për PD për opozitën. Jemi këtu dhe unë që po flas në mënyrë të përsëritur në forume, kam bërë thirrje, “ të bëni gjithçka për të ofruar vlerat ndaj nesh”. Jam i bindur se këtë mesazh demokratët, opozitarët e kanë të qartë që është i domosdoshëm. Ne kemi vlerat midis nesh dhe hapësirat do t’ja japim. Kam bërë bisedë formale me ta dhe kanë plot ide. Ne jemi në një kohë të pashembullt. Kjo kohë duke nisur nga unë kërkon të përshtatemi për veprimtari shumëplanëshe. Ne duhet të pranojmë të ndërmarrin veprimtari të shumanshme. Vetëm në këtë mënyrë mund të përmbushim misionin historik të përmbysjes së diktaturës. Garantoj në emër të PD se roli i tyre do të ridimensionohet.
and then