
Avokati Klodian Rado dhe Qendra për Vlera Konservatore kanë kërkuar shfuqizimin e Ligjit nr. 64/2025 “Për barazinë gjinore”, duke argumentuar se ai është i papajtueshëm me Kushtetutën.
Sipas njoftimit, Koalicioni për Familjen dhe Jetën, bashkë me Diasporën Shqiptare, kanë dërguar një padi në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e këtij ligji. Dokumenti i depozituar përbëhet nga rreth 200 faqe dhe sipas autorëve të tij, ligji dëmton familjen dhe fëmijët.
Ligji “Për barazinë gjinore” u miratua në Kuvend më 6 nëntor, pas debateve të ashpra dhe kundërshtimeve nga Partia Demokratike, e cila e ka cilësuar si një ligj që kërcënon familjen tradicionale dhe shoqërinë shqiptare.
Nga ana tjetër, mazhoranca që propozoi dhe miratoi ligjin e ka përshkruar atë si një instrument që garanton standarde të larta të barazisë gjinore. Sipas tyre, ligji synon të eliminojë diskriminimin me bazë gjinore në sferat sociale, politike dhe ekonomike, duke hequr dallimet, përjashtimet dhe kufizimet ndaj një gjinie të caktuar dhe duke siguruar njohjen e të drejtave të barabarta për burrin dhe gruan.
and then