“Në 2026 do të kemi “lëvizje tektonike” të mëdha”, Ilir Alimehmeti: Analiza amerikane për korrupsionin në rajon ka shqetësuar ata që kanë duart e përlyera

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ilir Alimehmeti, i ftuar në “Studio 24” u shpreh se viti 2026 do të sjellë zhvillime të fuqishme në arenën politike, duke iu referuar lëvizjes që ka nisur nga administrata e Trump pas firmosjes së ligjit nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të “Aktit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare” (NDAA), i cili përfshin edhe angazhimin amerikan në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Shqipërinë.

Alimehmeti tha se duke parë se sa të shqetësuar janë ata që kanë duart e përlyer kuptojmë se do të ketë zhvillime aq të mëdha, sa do të kemi një 2026 krejt ndryshe.

Ilir Alimehmeti: Besoj se faktet që po shihni gjatë këtyre ditëve dhe grupet e punës që kanë ardhur nga SHBA, dhe afati që ka dhënë Trump prej 90 ditësh për verifikimin e korrupsionit. Është një manovër e madhe e SHBA, gjithëpërfshirëse, kjo do të jenë zhvillimet e vërteta. Ne do të shohim lëvizje aq të mëdha tektonike, presim hetimet nga amerikanët dhe do të shohim si do të veprojnë. Duke parë se sa të shqetësuar janë ata që kanë duart e përlyer kuptojmë se do të ketë zhvillime aq të mëdha, sa do të kemi një 2026 krejt ndryshe.

 

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×