Premier League/ Tottenham fiton derbin, Sunderland i Xhakës i pamposhtur në shtëpi

Tottenham merr një fitore shumë të çmuar në derbin londinez ndaj Crystal Palace, duke koleksionuar 3 pikë të arta. Spurs ia dolën të merrnin maksimumin nga kjo sfidë pavarësisht mungesa të shumta, që kishin në këtë përballje.Sulmuesi Brazilian Richarlison gjeti dy here golin nga një në çdo pjesë, por në të dyja herët, golat u anauluan nga sistemi VAR për shkak të pozicionit të parregullt.

Goli i vetëm i sfidës do të vinte në fundin e pjesës së parë, teksa do të ishte 19 vjeçari Archie Gray, që me kokë do të devijonte saktë topin drejt rrjetës. Me këto 3 pikë Tottenham ngjitet në vendin e 11 me 25 pikë, vetëm 1 pikë më pak se Palace.

Në ndeshjen tjetër të së dielës në Premier League mes Sunderland dhe Leeds, 90 minutat përfunduan në barazim 1-1, me “dhelprat”. që vijojnë të jenë të pamposhtur në shtëpi, Granit Xhaka luajti për gjatë gjithë ndeshjes duke qenë një prej lojtarëve më të mire të sfidës. Me këtë barazim Sunderland ruan vendin e 7 me 28 pikë, ndërsa Leeds renditet në vendin e 16 me 20 pikë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×