“2025, vit historik dhe histerik”/ Skandali me tunelin e Llogarasë, Hitaj: Një faktor ndërkombëtar mund të ketë ndërhyrë që turqit të marrin tenderin! Emri…

Arber Hitaj i ftuar sot në emisionin “Studio24” me Ola Brukon foli në lidhje me zhvillimet më të fundit sa i përket goditjes së politikës nga drejtësia dhe dosjet më të bujshme, duke u ndalur tek rastet Veiaj”, “Balluku” dhe “AKSHI”.

Ai hodhi dyshimin se për ndërhyrë në procedurën për tunelin e Llogarasë, për aferën e të cilës akuzohet zëvendës kryeministrja Belinda Balluku, mund të ketë ndërhyrë vetë presidenti turk.

Hitaj: 2025, vit historik dhe histerik. Kjo që po ndodh në 4 mujorin e fundit, kjo që po ndodh me drejtësinë, protesta jo protesta, që nuk kanë asgjë të re dhe që janë mini protesta.
Në rastin e dosjes së Ahmetaj flitej për transaksione financiare. Ndërsa për zonjën Balluku nuk di të them. Qendrimi i Ramës sipas meje është rast pas rasti.
Ndërhyrja në procedurë është shkelje, por varet nëse është e imponuar, psh nga Erdogan që tenderin ta marrë një turk. Flas për tunelin e Llogarasë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×