“Do ta nis konferencën me një lajm të mirë”, Rama në përballje me gazetarët: Ja ku është klasifikuar Shqipëria në renditje sipas Institutit ‘Cato’

Kryeministri Edi Rama po mban sot konferencën e fundit për këtë vit me gazetarët.

“Do ta nis konferencën me një lajm të mirë. Instituti Amerikan Cato, Shqipëria ka një pozicion inkurajues. Është renditur e 39 në klasifikim të përgjithshëm dhe e 9 në gjithë pjesën e Europës Lindore, kështu e kanë të ndarë raportin. Sa i përket lirisë ekonomike, renditet para Poloninë, apo Hungarisë. Po ashtu dhe për lirinë njerëzore. Për lirinë ekonomike është në pozicion më të mirë. Është pasqyrë pozitive. Institutet nuk është se mund të japin lajme të mira shpesh, por përpiqem që të prek pak disa fusha kryesore, duke nisur nga ekonomia. Jemi në një vit ende që në aspektin e saj, është nga më të mirët. Parashikohet që të mbyllet me rritje ekonomike 3.9%, rritje kuptimplotë dhe mbase më e larta në të gjithë këtë pellg ku gjendemi ne në kontinentin tonë.”, tha Rama.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×