“PS e ka marr vendimin! Do të mbrojë Ballukun pavarësisht se çfarë përmban USB-ja”, Mentor Kikia: Në 2026 do të ndodhë…

Analisti Mentor Kikia, I ftuar në emisionin “Studio24” me Ola Brukon, ka deklaruar se viti 2025 dhe zhvillimet e mëdha dhe të rëndësishme që ndodhën në të, hapën siparin për ngjarjet e rëndësishme që pritet të ndodhin në 2026.

Kikia: 2025 po mbyllet siç nisi, në të njëjtat kushte mendoj do të nisë edhe 2026, sepse vitet nuk janë fajtorë nëse gjerat na shkojnë keq. Brenda këtij harku kohor megjithatë kishte plot zhvillime dhe ishte një nga vitet më të zhurmshme dhe intensive, me më shumë lajme dhe besoj që i ka çelur siparin për zhvillime goxha të mëdha që mund të ndodhin gjatë 12 muajve të ardhshëm.
Rama në konferencën e fundvitit tregoi se PS e ka marrë vendimin për të mos konsideruar asgjë nga dosja 16 mijë faqe, dhe nuk I intereson se çfarë ka në USB. Ajo që Rama theksoi ishte vulosja e një qendrimi të ri politik ndaj ofensivës së SPAK.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×