
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në ambientet e Spitalit Rajonal Fier, ku një qytetar 44-vjeçar, Shkëlqim Murati, ka sulmuar me mjet prerës punonjësin e sigurisë.
Sipas burimeve policore, Murati kishte shkuar me urgjencë në spital dhe, gjatë parkimit të makinës, kishte bllokuar rrugën e ambulancës. Punonjësi i sigurisë, për të lehtësuar kalimin e ambulancës, ka lëvizur automjetin dhe e ka parkuar në një vend tjetër brenda ambienteve të spitalit.
Kjo veprim i punonjësit duket se ka acaruar Muratin, i cili fillimisht i ka bërë thirrje: “Pse më ke lëvizur makinën?”, dhe më pas e ka goditur lehtë në njërin krah me një mjet prerës.
Punonjësi i sigurisë nuk ka pësuar lëndime serioze dhe situata u menaxhua menjëherë nga stafi i sigurisë së spitalit. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa Murati u arrestua dhe pritet të merret në pyetje për rrethanat e incidentit.
and then