SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, socialistët nuk paraqiten sërish tek Këshilli i Mandateve, Bardhi: Do kërkojmë mbledhjen tjetër në datën 6 Janar

Për të tretën herë pas kërkesave të vazhdueshme të deputetëve demokratë, mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve nuk zhvillohet, për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së thote se kjo që po ndodh me çështjen Balluku është skandaloze.

Sipas Bardhit kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, është kthyer në një person të papërgjegjshem që zbaton vetëm urdhrat politike të Edi Ramës.

Demokratët thonë se do të kërkojnë përsëri një mbledhje të radhës, që të zhvillohet më 6 Janar.

Prej gati 2 javësh, anëtarët e PD-se ne Keshillin e Mandateve kerkojne shqyrtimin e kerkeses se SPAK per heqjen e imunitetit te Belinda Ballukut, ndërsa kryeministri Rama ka lajmëruar se kjo nuk do të ndodhë pa folur fillimisht Gjykata Kushtetuese.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×