U gjet thuajse i shkrumbuar në banesë, policia jep detaje për ngjarjen në Elbasan: 66-vjeçari humbi jetën pasi…

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme pranë stadiumit “Elbasan Arena”, ku një person është gjetur pothuajse i djegur plotësisht në një ambient të përshtatur si banesë, në katin e parë të një pallati.

Policia ka dhënë detaje mbi ngjarjen, duke bërë me dije se viktima ësht9 identifikuar si 66-vjeçari me inicialet E.A.

Elbasan / Informacion paraprak

Në lagjen “Luigj Gurakuqi”, shtetasi E. A., 66 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe, si pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×