
Shpresa e madhe e tifozëve kuqezi, “bomberi” që të gjithë presin, Armando Broja, është rikthyer më në fund në nivelin e tij më të mirë, këtë e vërtetoi edhe një herë në sfidën e fundit për këtë vit, atë kundër Newcastle, ku jo vetëm që ishte në fushë për 90 minuta, por dhuroi edhe një asist.
Për fat të keq, paraqitja e Brojës nuk i mjaftoi Burnley të dilte qoftë dhe me një pikë nga kjo sfidë pasi “qymyrxhinjtë” triumfuan 1-3. Vendasit u befasuan që në start ku në 7 minutat e para pësuan 2 gola. Në minutën e 23-të, Broja dhuroi një asist me kokë për Laurent, me këtë të fundit që tundi rrjetën me një goditje fluturimthi. Sulmuesi kuqezi ishte rrezik konstant sa herë kishte topin në këmbë, dhuroi sërish një tjetër asist, por pa mund të rikthej Burnley në lojë.

Pas ndeshjes, paraqitja e Brojës u vlerësuar me notën 6,9. Në tre golat e fundit që Burnley ka shënuar, në dy prej tyre sulmuesi kuqezi ka qenë protagonistë. Këto paraqitje të Brojës këtë periudhë pa diskutim gëzojnë trajnerin Sylvinho, por të gjithë kryqëzojnë gishtat që të jetë në formë në mars, kohë kur Shqipëria luan në fazën “play-off” të një Botërori.
and then