Sot ndërrimi i viteve/ U gjetën në një market, sekuestrohen fishekzjarrë në Maliq

Teksa na ndajnë pak orë nga ndërrimi i viteve, policia është angazhuar në terren për evidentimin e rasteve të tregtimit të paligjshëm të lëndëve pirotenike. Kështu në një market në Maliq u zbuluan fishekzjarrë, të cilët janë sekuestruar, ndërsa nisi procedimi për pronaren e këtij biznesi.

NJOFTIMI I POLICISE
Maliq / Kontrolle për ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike. Në prag të festave të fundvitit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq kanë intensifikuar kontrollet për ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike nga subjekte të paautorizuara.

Si rezultat i kontrolleve, u konstatua një market, në të cilin mbaheshin në mënyrë të paligjshme sasi lëndësh piroteknike, me qëllim shitjen e tyre. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për pronaren e marketit që i tregtonte konkretisht:

E. M., 43 vjeçe, banuese në Maliq, pasi në marketin e saj u gjetën 48 kuti me lëndë piroteknike (2899 kapsolla), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×