Zhgënjejnë Chelsea dhe United, “bigët” e Anglisë largohen nga gara për titull, “betejë” e fortë për zonën Champions

Në Angli, këtë sezon, beteja për titull është një garë dyshe mes Arsenal dhe Man.City, kështu pritet të jetë deri në fund, pasi ekipet e tjera e kanë të vështirë të mbajnë ritmin e tyre, për më tepër që skuadra “big” si Liverpool, Chelsea dhe Man.United vijojnë sezonin me ulje-ngritje të mëdha.

Chelsea pësoi një tjetër frenim të fortë, ku brenda në “Stemford Bridge” doli me një pikë pas barazimit 2-2 përballë Bournemouth. Miqtë i befasuan që në start ku në minutën e 6-të Brooks tundi rrjetën. Blutë reaguan fuqishëm ku fillimisht Palmer dhe më pas Enzo Fernandez realizuan dy gola të shpejtë duke përmbysur rezultatin në 2-1. Festa nuk zgjati pasi miqtë i goditën sërish katër minuta më vonë duke barazuar shifrat në 2-2.

Chelsea kishte të gjithë kohën për të gjetur golin e fitores, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund duke mbyll vitin në vendin e 5-të në kuotën e 30 pikëve, po aq sa edhe Man.United. Nuk bënë më mirë as “djajtë e kuqtë”, me ekipin e Amorim që nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 përballë Wolverhampton.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×