
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar pas bllokimit për rreth 12 orë të aksit rrugor Prrenjas–Elbasan, duke e cilësuar situatën si pasojë të keqqeverisjes dhe mungesës së investimeve në infrastrukturë.
Sipas tij, reshjet e borës dhe ngricat nxorën në pah dështimin e institucioneve për të garantuar qarkullimin normal dhe sigurinë e qytetarëve, edhe gjatë ditëve të festave të fundvitit.
“Standardi mizerabël i administrimit të punëve publike nga qeverisja e Edi Ramës nuk i kurseu shqiptarët as në këto ditë festash të fillimvitit!
Mjaftoi pak borë dhe acar që të bllokohen nga ngricat dhe mungesa e mirëmbajtjes thuajse gjithë akset rrugore ku ra borë!”, shkruan Salianji.
Reagimi
Standardi mizerabël i administrimit të punëve publike nga qeverisja e Edi Ramës nuk i kurseu shqiptarët as në këto ditë festash të fillimvitit!
Mjaftoi pak borë dhe acar që të bllokohen nga ngricat dhe mungesa e mirëmbajtjes thuajse gjithë akset rrugore ku ra borë!
Qytetarë të bllokuar prej 12 orësh në Prrenjas-Elbasan, një aks rrugor që nuk ka njohur asnjë investim prej vitesh, akse të paralizuar dhe qindra aksidente në të gjithë Shqipërinë, ndërsa të pacipët e qeverisë me konçesionarët e tyre rrinë nëpër oxhaqet e vjedhjeve dhe korrupsionit.
Solidarizohem me punën e mundimshme të Policëve Rrugore pavarësisht se janë braktisur pa mjete dhe ndihmë dhe i bëj thirrje autoriteteve për ndërhyrje urgjente!
and then