
Me nisjen e merkatos dimërore, skuadrat e mëdha kanë nisur të lëvizin, me qëllim forcimin e grupit për vijimin e sezonit dhe arritjen e objektivave në fund. Një ndër to është edhe Interi. Negociatat për transferimin e mbrojtësit portugez, Joao Cancelo, nga Al Hilal në Milano po ecin përpara. Pasi ka pasur një përplasje me trajnerin Simone Inzaghi dhe ambientin saudit, Cancelo është i vendosur të largohet nga Arabia Saudite dhe të gjejë një skuadër në Europë për të luajtur si titullar dhe për të qenë gati për Botërorin 2026.
Barcelona dhe Juventus janë në garë për lojtarin, por Interi ka bërë hapa të dukshëm përpara në bisedime, duke propozuar një huazim gjashtëmujor, me pjesën më të madhe të pagës të mbuluar nga Al Hilal. Cancelo ka një kontratë me arabët deri në vitin 2027 dhe një pagë të majme prej 15 milionë eurosh në vit, por klubi saudit është i gatshëm të përfshihet në një marrëveshje të mundshme me Interin.
Nëse marrëveshja realizohet, Cancelo mund të bëhet futbollisti i katërt më i paguar i Interit, pas Lautaro Martinez, Barella dhe Calhanoglu. Kujtojmë që ai ka luajtur më pare me Interin në sezonin 2017-2018, duke zhvilluar 26 ndeshje e shënuar 1 gol e dhuruar 3 assist. Pritet që bisedimet të përfundojnë shpejt, pasi Interi është i gatshëm të investojë për këtë transferim të rëndësishëm dhe ti dhurojë anësorin portugez teknikut Chivu shumë shpejt, pse jo që më 11 janar,atje kur Interi do të përballet me Napolin. Me Cancelo në skuadër, trajneri Chivu mund të ketë një tjetër armë plus për luftën për titullin kampion në Serie A.
and then