Ngricat rëndojnë trafikun në aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas, radhë kilometrike automjetesh

Qarkullimi i automjeteve në aksin Elbasan–Librazhd–Prrenjas po përballet me vështirësi të mëdha si pasojë e ngricave të krijuara në disa segmente të rrugës, duke sjellë trafik të rënduar dhe lëvizje të ngadaltë të mjeteve.

Sipas informacioneve nga terreni, temperaturat e ulëta kanë shkaktuar prezencë të akullit, çka ka rritur rrezikun për rrëshqitje dhe bllokime të përkohshme, sidomos në zonat malore dhe kthesat problematike.

Në disa raste, mjetet e tonazhit të rëndë kanë hasur vështirësi në kalim. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të jenë të pajisur me zinxhirë, ndërsa rekomandohet ndjekja e udhëzimeve të Policisë Rrugore, e cila ndodhet në terren për menaxhimin e situatës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×