
Ndeshjet e para për vitin 2026 në futbollin anglez, të zhvilluara më 1 janar e kthyer në një traditë tashmë në ishull, u karakterizua nga dy barazime pa gola për skuadrat e mëdha. Manchester City dhe Liverpool nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës, duke u ndalur respektivisht ndaj Sunderlandit dhe Leedsit.
Manchester City u ndal në transfertë përballë Sunderlandit, në një sfidë që përfundoi 0-0. Të besuarit e Pep Guardiolës tentuan të zhbllokonin rezultatin që në pjesën e parë me Foden dhe Haaland, por mbrojtja e “Black Cats” rezistoi. Edhe në fraksionin e dytë, Citizens iu afruan golit me Savinho dhe Gvardiol, por pa sukses, me Sunderlandin e Granit Xhakës që mbrojti me fanatizëm barazimin deri në fund. Me këtë pikë, Manchester City ngjitet në 41 pikë, duke mbetur 4 pikë larg Arsenalit kryesues, ndërsa Sunderland e pathyeshme këtë sezon në shtëpi shkon në kuotën e 29 pikëve.
Viti I ri, por probleme të vjetra për Liverpoolin e Arne Slot. Në “Anfield”, sfida mes “The Reds” dhe Leeds u mbyll pa gola. Të kuqtë patën rastet më të mira për të kaluar në avantazh, veçanërisht me Wirtz dhe Ekitiké, i cili humbi një mundësi të artë nga shumë pranë portës. Në pjesën e dytë, Liverpooli shtoi presionin, por rrezikoi pas hyrjes në lojë të Calvert-Lewin, i cili shënoi për Leedsin, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Ndeshja u mbyll 0-0, me Liverpoolin që shkon në 33 pikë në renditje, ndërsa Leedsi arrin në 21 pikë.
and then