VIDEO/ Akset në Qafë Thore, Vermosh dhe Theth përfshihen nga reshjet e dëborës, policia apel shoferëve: Përdorni goma dimërore e zinxhirë

Temperaturat e ulëta kanë përfshirë vendin. Akset në Qafë Thorë, Vermosh, dhe në Theth janëë zbardhur në reshjet e dëborës.

Ndërsa strukturat operacionale janë angazhuar në terren. Gjithashtu në zonat me fluks të lartë lëvizjeje dhe në zonat ku ka prezencë dëbore dhe ngrice është shtuar patrullimi nga shërbimet e policisë rrugore.

Policia i bën apel drejtuesve të automjeteve të përdorin goma dimërore e zinxhirë. Në Qafë Thore trashësia e dëborës arrin rreth 15 cm dhe qarkullimi vijon pa probleme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×