“Po shkohet drejt një grushti shteti”/ Berisha: Rrëzimi i Maduros lajm i mirë. Rama mori në mbrojtje ‘Lubi’ Ballukun dhe Lindën e AKSHI-t, të përgatitur për protesta të fuqishme

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë daljen e tij të parë për vitin 2026. Në komunikimin e tij Berisha dha një koment edhe për zhvillimet e ndodhura në Venezuele, pas sulmeve të SHBA në Karakas dhe kapjen e Maduros. Berisha u ndal edhe tek deklaratat e kryeministrit Edi Rama për të cilin tha se ka sulmuar hapur drejtësisë.

Duke e krahasuar me Maduron, Berisha u shpreh se kryeministra nuk është aspak më ndryshe nga ky e fundit duke e cilësuar si “Ramaduro”.

“Edi Rama apo Ramaduro i shpallur luftë të hapur drejtësisë. Në monologun e tij për tre orë pranoi të gjitha vjedhjet që u ka bërë shqiptarëve, por nuk i konsideron vjedhje, ndaj edhe mori në mbrojtje lubi ballukun dhe Lindën e AKSHI-t për të cilën tha se kishte respekt maksimal. Njeriu që drejtoi arkat e familjes Rama nuk ka si të mos ketë respektin maksimal. Por ajo që përbën zhvillim dramatik është lufta e hapur kundër sistemit të drejtësisë. Rama u zotua se nuk do pranojë vendimet e prokurorisë dhe gjykatave për rrethin e tij familjar dhe ministrat e tij. Në këtë kontekst mbetet vetëm zëri i opozitës, po shkohet drejt një grusht shteti dhe fjalën e ka populli dhe vetëm populli. Kjo situatë na fton dhe nuk ka gjen të papërgatitur”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës;

Forcat ushtarake amerikane dhe qeveria e SHBA morën vendimin e tyre për rrëzimin, arrestimin e diktatorit të shëmtuar të Venezuelës, Maduros, dhe evakuimin e tij jashtë vendit për t’i bërë gjyqin e merituar.
Largimi i Maduros nga pushteti, këtij diktatori të lidhur me drogën dhe manipulimin e zgjedhjeve, është një lajm i mirë për të gjithë njerëzit e lirë kudo në botë, veçanti për popullin e Venezuelës që vuajti kaq vite nën regjimin e tij.
Por është një lajm shumë i mirë edhe për shqiptarët, të cilët përjetojnë regjimin e klonit të tij në Shqipëri, të cilat mediat amerikane dhe jo vetëm ato, e kanë quajtur Ramaduro.
Këto zhvillime në Venezuelë janë një inkurajim shumë i madh për opozitën shqiptare për të bërë detyrën e vet, largimin sa më shpejt nga pushteti të një personi, të një diktatori që qëndron mbi votën e grabitur, mbi lidhjet e tij me krimin dhe drogën dhe vjedhjet e shqiptarëve.
Të dashur miq, sot gjithashtu populli iranian është në rrugë kundër regjimit të ajatollahëve.
Qytete të tëra të Iranit janë përfshirë nga protesta të fuqishme.
Le të urojmë që Ajatollahu dhe suita e tij të kenë sa më shpejt fatin e Maduros.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×