68-vjeçari u përplas për vdekje në rrugën e re të Portit në Durrës, policia del me njoftim. 28-vjeçari drejtues i mjetit shoqërohet në komisariat

Policia e Durrësit ka njoftuar se aksidenti i sotëm në rrugën e re të Portit, ka si autor një 28-vjeçar i cili rreth orës 18:44, në rrugën e re të portit.

“Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Marfish”, ku automjeti tip Benz, që drejtohej nga shtetasi L. K., 28 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin R. M., 68 vjeç. Si pasojë e aksidentit, 68-vjeçari ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi L. K., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×