Asllani nuk bind, Torino mendon që të kthejë mbrapsht mesfushorin e kombëtares

Kristjan Asllani mund  të largohet përpara kohe nga Torino. Klubi torinez nuk është i kënaqur me paraqitjet e mesfushorit të kombëtares dhe pavarësisht se ka një mundësi për ta blerë nga Interi për 12 milionë euro, po mendon që të ndërpresë marrëveshjen e huazimit.

23-vjeçari Asllani në 15 sfida të luajtura deri më tani, nuk ka arritur të lërë gjurmë, pasi nuk ka gjetur rrugën e golit dhe as nuk ka asistuar.

Rikthimi i mundshëm në Milano nuk është një lajm i mirë për Interin, me zikaltërit që duhet të gjejnë një zgjidhje për të ardhmen e lojtarit.

Inter nuk duket i interesuar ta mbajë për pjesën e mbetur të sezonit dhe në këtë rast do donte të arrinte një akord të ri huazimi për pjesën e mbetur të edicionit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×