
Lecce barazoi 1-1 ndaj Juventusit në sfidën e Serie A. Mesfushori i kombëtares i cili luan te Lecce, Ylber Ramadani tregoi këndvështrimin e tij pas sfidës.
“E kam thënë këtë që nga fillimi i vitit, për mua ky është grupi më i mirë që kemi pasur ndonjëherë, sepse djemtë më të rinj na dëgjojnë ne më të vjetrit që kemi pak më shumë përvojë. Jemi të lumtur dhe duhet të vazhdojmë kështu.
Do të luajmë përsëri pas tri ditësh dhe duhet të jemi të përgatitur”.
and then