Ishte larguar nga banesa në prag të ndërrimit të viteve, 82-vjeçari gjendet i pajetë

Është gjetur i pajetë 82-vjeçari Ali Avdolli, i cili ishte shpallur i humbur pasi ishte larguar pa adresë nga banesa e tij në prag të natës së ndërrimit të viteve.

Pas disa ditësh kërkimesh, trupi i të moshuarit është konstatuar i pajetë.

Ende nuk dihen shkaqet e sakta të vdekjes dhe vendi ku 82 vjeçari u gjet i pajetë ,ndërsa pritet që organet kompetente të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes.

Sakaq, policia po vijon veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rastit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×