
Pas një fillimi të vështirë, Broja po fillon të përshtatet te Burnley, teksa tashmë ka gjetur edhe golin. Sulmuesi i kombëtares ka prekur tema të ndryshme, në një intervistë për faqen e klubit.
“Premier League është një kampionat jashtëzakonisht i vështirë dhe shumë fizik. Duhet kohë për të mbajtur ritmin dhe për të qenë konstant në çdo ndeshje.
“Besimi i trajnerit më ka ndihmuar shumë. Ndihem shumë më mirë tani dhe jam gati për sfidën e radhës ndaj Brighton.
“Jam i lumtur kur shënoj, por dua të jem aktiv gjatë gjithë ndeshjes. Tani ndihem më i rritur si lojtar dhe më i kompletuar se më parë,” – tha Broja.
and then