
Një banesë është përfshirë nga flakët këtë të diel në fshatin Murras, në bashkinë e Elbasanit.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës, i cili ka ndërhyrë për vënien nën kontroll të zjarrit dhe shmangien e përhapjes së flakëve në banesat përreth.
Nga zjarri janë shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Në momentin e rënies së zjarrit, në banesë ndodheshin tre anëtarë të familjes, të cilët kanë arritur të dalin menjëherë jashtë sapo kanë konstatuar flakët, duke shmangur kështu çdo rrezik për jetën.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një pajisje elektroshtëpiake. Autoritetet vijojnë hetimet për të konfirmuar shkaqet e sakta të ngjarjes.
and then