“Rritja 30 % e siguracioneve të makinës, vjedhje”/ Gjekmarkaj: Vendim që duhet zhbërë me urgjencë, rrugët nuk janë të mirëmbajtura

Agron Gjekmarkaj ka ngritur shqetësimin për rritjen e siguracioneve të makinave në Shqipëri, duke e cilësuar si një vjedhje ndaj qytetarëve.

Ai thotë se një vendim i tillë, godet drejtpërdrejtë shumicën e familjeve shqiptare.

Gjithashtu Gjekmarkaj, thekson një tjetër problematike me të cilën janë përballur qytetarët këto ditë janë trafiku dhe mos mirëmbajtja e rrugëve.

Deklarata:

Rritja deri në 30% e siguracioneve të makinave në Shqipëri është një vjedhje e pastër publike ndaj qytetarëve. Eshte një grabitje!
Ky është vendim që godet drejtperdrejtë shumicen e familjeve shqiptare! Është një politikë që fut duart në xhepat dhe kursimet e çdo shqiptari që zotëron një automjet.

Pas deshmive të qytetarve , analizat e tregut dhe raportet zyrtare, rezulton se kjo rritje është e pajustifikuar ekonomikisht dhe rëndon drejtpërdrejt mbi familjet shqiptare, në një kohë kur fuqia blerëse është në rënie dhe kostoja e jetesës në rritje të vazhdueshme.
Ky vendim antipopullor duhet zhbërë me urgjence! Një formë arrogante korrupsioni që të perplaset në fytyre paturpesisht!

Shqipëria keto ditë është e bllokuar nga veriu në jug. Rrugët janë të pamirëmbajtura dhe nuk plotesojnë kushtet e sigurisë së udhetimit . Rruga e Kombit, një nga akset më të rëndësishme kombëtare, u kthye në një kurth për qytetarët për shkak të mungesës së ndërhyrjes së shtetit në kushtet e motit të keq.
Po ashtu, rasti më flagrant ishte rruga nga Ura e Bustricës në Elbasan, ku kilometra të tëra u mbuluan nga ngrica, duke lënë qytetarët në të ftohtë për orë të tëra në pritje. Po kaq e veshtirë ishte gjendja në rruget e Veriut !

Aksidentet e shumta, shpesh me pasoja fatale, flasin qartë për mungesë totale të shtetit, për indiferencë dhe për mungesën e Policisë së Shtetit në terren.

Ndërkohë, energjia elektrike ndërpritet në qytete dhe fshatra, madje edhe në natën e Vitit të Ri, siç ndodhi në disa zona të Tiranës.

Qyteti më i madh i jugut, Vlora, mbeti për ditë të tëra pa ujë.

Kjo është pasqyra reale e një qeverie dhe shteti që nuk u shërben qytetarëve të tij por vetem klienteve të tij politik!



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×