U përplasën me policinë, protestuesit e “Shqipëria Bëhet” dërgohen për ndihmë mjekësore te Spitali i Traumës

Pas tubimit së tensionuar që ndodhi ditën e sotme përpara Kryeministrisë, disa prej protestuesve të “Shqipëria Bëhet” janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Mësohet se ata kanë pësuar lëndime të lehta dhe po marrin ndihmën e nevojshme në Spitalin e Traumës.

Mes atyre që u lënduan, ishte edhe kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i cili pësoi lëndime në dorë.

Policia u përplas me protestuesit pasi këta të fundit ngritën dy çadra para Kryeministrisë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×