U tërhoq nga boksi/ Fury jep lajmin e madh, rikthehet në ring?

Tyson Fury nuk ndalet. Pasi njoftoi tërheqjen nga boksi, Fury ka vendosur që të rikthehet përsëri në ring. Ka qenë vetë ai që ka bërë të ditur diçka të tillë, me një postim në rrjetet sociale.

“2026 është viti i rikthimit. Kam qenë jashtë për një kohë por jam kthyer tani, 37 vjeç dhe po godasë ende. Nuk ka asgjë më të mirë se t’i godasësh disa burra në fytyrë dhe të paguhesh”, shkruajti ai në “Instagram”.

Lajmi i madh për rikthimin e Fury-t vvjen pas një viti të vështirë, kur Oleksandr Usyk e mundi dy herë, së pari në maj dhe përsëri më pas në dhjetor. Këto humbje i dhanë fund periudhës së dytë të Fury-t si kampion bote.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×