VIDEO/ Trafiku i paralizuar për të tretën ditë radhazi, pamje me dron nga kaosi në aksin Elbasan-Tiranë

Situata e trafikut në aksin rrugor Prrenjas–Librazhd–Elbasan–Tuneli i Krrabës–Tiranë vijon të mbetet problematike për të tretën ditë radhazi, duke shkaktuar bllokime të gjata dhe vonesa për mijëra drejtues mjetesh. News24 ka siguruar pamje ajrore me dron, të cilat tregojnë qartë kaosin e krijuar, me kolona të gjata automjetesh që përballen me fluks të lartë qarkullimi.

Edhe këtë fundjavë, trafiku është tejet i mbingarkuar në të dy drejtimet e lëvizjes, duke e bërë thuajse të pamundur normalizimin e qarkullimit. Pavarësisht pranisë së shtuar të Policisë Rrugore në terren, burime nga zona bëjnë me dije se disiplinimi i trafikut mbetet i vështirë, për shkak të numrit të lartë të automjeteve dhe problemeve infrastrukturore në disa segmente.

Vështirësitë shtohen në zonat ku po kryhen punime për zgjerimin e rrugës, pjesë e projektit të Korridorit Tetë, ku infrastruktura e amortizuar dhe segmentet e dëmtuara ngadalësojnë ndjeshëm qarkullimin. Në disa pika kyçe, automjetet lëvizin me ndalesa të shpeshta, duke krijuar radhë të gjata dhe nervozizëm tek drejtuesit e mjeteve.

Gjendja e rënduar e rrugës vihet re veçanërisht në zonat e njohura si Kthesat e Murrashit dhe Kthesat e Dragostunjës, ku segmentet në zgjerim paraqesin gropa të shumta dhe të rrezikshme. Këto dëmtime jo vetëm që ngadalësojnë trafikun, por përbëjnë edhe një rrezik serioz për sigurinë rrugore.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×