“400 mln euro për inceneratorët, por plehrat ngelën rrugëve”/ Lapaj: Unë ia kam fajin Belinda Ballukut, çoi 53 mln euro në drejtim të paditur. Rama e ka marrë në mbrojtje

Edhe këtë të hënë Adriatik Lapaj ka vijuar me protestën e tij, i mbështetur edhe nga qytetarë. Përpara Kryeministrisë, Lapaj thotë se do të qëndrojnë në protestën e tij simbolike.

Ai theksoi zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, është kapur në abuzime, ndërsa theksoi se nuk e ndalon askush të tkërkojë të drejtën duke hedhur akuza edhe ndaj kryeministrit Rama.

“Unë jam kam fajin Belinda Ballukut që 53 mln i çon në drejtim të paditur. Unë ia kam fajin këtyre për 400 mln eurot e inceneratorëve dhe plehrat ngelen rrugëve. Unë ditën që nuk i them këto nuk rri më në jetë publike…Dhe madje as në Shqipëri…Unë po merrem me Edi Ramën si kryeministër, me Edi Ramën që ka marrë në mbrojtje Belinda Ballukun. Jo Ballukun si zonjë si grua si nënë, por si ministre dhe zv/kryeministre që është kapur në abuzim. Me Belindën si njeri nuk ka problem, problemin e kam me funksionarin e shtetin… Unë këtu do rri le të më procedojnë…”, tha Lapaj.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×