47 vite mungesë, PSG fiton derbin e Parisit dhe ruan hapin e kryesuesëve të Lens

Pas 47 vitesh në kampionatin francez rikthehet të luhet derbi i Parisit, kjo pas rikthimit të Paris nga liga e dytë në elitën e futbollit francez. Të dielën në mbrëmje e gjithë vëmendja ishte e përqëndruar te “Parku i Princave”, me PSG që para publikur të saj sfidoi skuadrën e vogël të kryeqytetit. E veçanta e këtij derbi është afërsia e të dy stadiumeve, me “Parc de Princes” dhe “Jean Bouin” që ndahen nga njëri tjetri vetëm nga 300 metra.

Sa i takon ndeshjes PSG bëri detyrën duke ruajtur hapin e kryesuesëve të Lens. Goli I avantazhit erdhi vetëm në fundin e pjesës së pare, teksa pas një aksioni të shpejtë kundërsulmi ishte Desire Doue që goditi forte me të majtën duke realziuar golin e pare për 2026 për ekipin kampion të Luis Enrique.

Pjesa e dytë nisi jo mire për vendasit, teksa Paris FC fiton një 11 metërsh. Nga pika e bardhë nuk fali Geubbels, duke mposhtur Chevalier. Megjithatë festa për miqtë do të zgjaste vetëm 120 sekonda. Kjo pasi që në aksionin e radhës, do të ishte Ousmane Dembele që gjatë një inkurisioni indiivudal depërton nga e djathta në qendër e më pas në hyrje të zones lëshon një të majtë të saktë. Topi i goditue nga numri 10 devijohet duke shmangur hedhjen e portierit kundërshtar dhe ndaluar në fundin e rrjetës.

Rezultati nuk do të ndryshonte më deri në fund. PSG me këtë fitore shkon në kuotën e 39 pikëve, vetëm 1 pikë më pak se sa kryesuesit e Lens.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×