A ka PD një emër për të drejtuar qeverinë teknike? Ja si përgjigjet Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet sot nga gazetarët edhe për shkrimtaren Lea Ypi, një nga emrat që është përfolur së fundmi si mundësor për të drejtuar një qeveri teknike në rast dorëheqjeje të kryeministrit Edi Rama dhe hapjes së rrugës për zgjedhje të reja.

Berisha theksoi se prioritet është arritja e një marrëveshjeje për qeverinë teknike, dhe vetëm më pas do të propozohet ndonjë emër.

“PD insiston për një qeveri teknike dhe një proces zgjedhor të drejtë. Nuk avancon asnjë emër pa u arritur marrëveshja për qeverinë teknike. Pasi të ketë marrëveshje, PD do të prezantojë propozimet e veta së bashku me forcat e tjera politike,” deklaroi kreu i PD-së.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×