“Do të jetë më shumë në SPAK se sa në zyrën e tij”, Çollaku: Rama brenda muajit në Prokurorinë e Posaçme për ‘McGonigal’

Analisti dhe gazetari Basir Çollaku deklaroi se shumë shpejt kryeministri Edi Rama do të thirret nga SPAK për të dëshmuar për çështjen McGonigal, ish-zyrtari i FBI-së që akuzohet për korrupsion. I ftuar në programin e drekës në News24, Çollaku tha se Rama do të jetë më shumë në SPAK se sa në zyrën e tij.

Ai tha se disa dosje janë në SPAK që presin të hetohen.
“Pres zhvillime të tjera brenda këtij muaj. Janë çështje që prekin dhe mazhorancën. Janë disa çështje, si ajo e McGonigal. Brenda këtij muaj do të shkojë në SPAK për këtë çështje disa zyrtarë, mes tyre dhe kryeministri i vendit. Kryeministri do të jetë më shumë në SPAK sesa në zyrën e tij.”, pohoi ai.

Po ashtu Çollaku u ndal dhe te situata brenda PD-së, si dhe lëvizja e Salianjit. “Duhet të ketë një hapje të brendshme të PD. Duhet të shkojnë te vota të gjitha ndryshimet, por jo që të jenë të sforcuara. Duhet të shkojë partia te emrat, dhe jo emrat te partia. Nuk duhen poste të dhuruara. E gjithë shoqëria është opozitare, nëse ke qasje ndaj saj dhe merr kontratën e besimit, vota do të zgjerohet. Nuk shoh parti tjetër më demokratike se partitë e tjera. Partitë e tjera janë të ngjashme me ato të të shkuarës. Ato që thotë zoti Salianji i kanë thënë dhe emra të tjerë brenda PD. Ky debat është i shëndetshëm, nuk e konsideroj debat. Ka diçka në këtë. Duke qenë anëtar i Kryesisë së PD-së, unë vlerësoj votën si element deçiziv. Shumicë nuk bëhesh duke sulmuar dhe linçuar.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×