Europiani U-21 2027 / FSHF, mbledhje pune me UEFA-n për përgatitjen e kompeticionit ndërkombëtar në Shqipëri

Federata Shqiptare e Futbollit zhvilloi një mbledhje pune në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Kampionatit Europian U-21 “Euro 2027”.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të UEFA-s, si edhe specialistë dhe përgjegjës të departamenteve të ndryshme të FSHF-së, të cilët janë të angazhuar drejtpërdrejt në procesin e organizimit të këtij eventi të rëndësishëm ndërkombëtar.

Gjatë mbledhjes u diskutuan në detaje disa nga aspektet kryesore të organizimit, përfshirë strategjinë e marketingut dhe komunikimit, marrëdhëniet me publikun, logjistikën, menaxhimin operacional, si edhe planifikimin dhe përdorimin e platformave të rrjeteve sociale.

Përfaqësuesit e UEFA-s ndanë eksperiencën dhe udhëzimet e tyre lidhur me standardet organizative, ndërsa strukturat e FSHF-së prezantuan hapat e deritanishëm dhe planet konkrete për fazat në vijim.

Ky takim shënon një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e përgatitjeve për Europianin U-21 2027, duke konfirmuar angazhimin e FSHF-së për të garantuar një organizim në përputhje me standardet më të larta të UEFA-s.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×