Foltorja e PD/ “Rama korrupsion ka sjellë në vend”, qytetari vlerëson median “News24”: E vetmja që nuk arriti regjimi ta blejë, edhe pse përdori fadromat!

Në protestën e thirrur nga PD, kanë mbajtur fjalën edhe qytetarë të ndryshëm, të cilët kanë hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, për korrupsion.

Një prej qytetarëve, gjithashtu vlerësoi median “News24” si një nga mediat e lira dhe që i ka bërë ballë regjimit të Ramës,

“Janë dy televizione që nuk kanë blerë këta, janë News24. Me gjithë fadromat, gjobat që i vendosën nuk e blenë dot. Është dhe syri, kurse të tjerët i kanë blerë”, tha ai.

Gjithashtu ngriti shqetësim për kushtet e jetesës në Yzberisht duke thënë se situata e rrugës, ujit të pijshëm është problematike.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×