Maduro pas hekurave/ A ka shpresë opozita se Forcat “Delta”, do të arrestojnë Ramën? Ja çfarë deklaron Berisha

Berisha komentoi arrestimin e Maduros.

Berisha: Këtë e thonë ata që e bëjnë avokatinë e vjedhjes së votës. Nëse flet për votë, Edi Rama është në farsë elektorale si Maduro. Një nga shkaqet që Maduro u arrestua ishte dhe fakti që nuk zhvillon zgjedhje. Edi Rama nuk zhvillon zgjedhje. Nëse Këshilli i Europës, institucion i themeluar mbi zgjedhjet e lira thotë se zgjedhjet në Shqipëria duhet të ndahet nga shtet. Kam përshëndetur arrestimin. Nuk kam deklaruar se forcat delta do të vinë të arrestojnë Ramën. Kam deklaruar se në aferën Mcgonigal Rama është po kaq kriminel si Mcgonigal. Të tjerat, siç u përmbushën diktaturat në Bangladesh, Srilanka, do të përmbysen dhe në Shqipëri. Një diktator për ne është më lehtësi. Ai bashkë me Ballukun, Lindat e tij, që i ka dy pas, që i adhuron, janë të përfshira gjer në vesh me AKSHIN. Ah harrova t’ju them se në regjistër ishte dhe Gysi dhe Irena Gjoka. Kjo e fundit ishte këshilltarja e Gysit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×