
Ish-ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, i ftuar në emisionin “Studio News24”, u shpreh se SHBA kanë kohë që e kanë Shqipërinë në radarin e tyre problematik, që ka të bëjë me trafiqet e drogës.
Sipas Haxhinastos, arsyeja pse Rama nuk foli asnjë fjalë për operacionin ushtarak amerikan për arrestimin e Maduros lidhet me ndjeshmërinë e tij se çfarë mund t’i ndodhë atij një ditë.
“Mendoj se tani është koha kur ka një ndarje të qartë midis atyre që i favorizojnë këto fenomene, kjo problematikë është me një përmasë tjetër që nuk mund të injorohet nga SHB dhe faktet tregojnë se raporti i DASH, që e vendosin Shqipërinë si një vend që ka probleme serioze me drogën”, tha Haxhinasto.
Edmond Haxhinasto: SHBA kanë kohë që e kanë Shqipërinë në radarin e tyre problematik, që ka të bëjë me trafiqet e drogës, e cila ka marrë rëndësinë e tyre. Tjetër element shumë i rëndësishëm që SHBA-të e trajtojnë me shumë ndjeshmëri është cështja e mos censurimit të opozitës, duke nisur nga JD Vance kur tha që nuk duhet të censurohen liderët e opozitës në asnjë vend evropian ndërkohë që këtu duke nisur nga Berisha, trajtimi që i bëhet na ana gjyqësore, presidenti i PL, Ilir Meta që është në izolim ekstrem. Mënyra si po trajtohet dhe mbrohet zv/kryeministrja Balluku dhe enturazhi i saj.
Mendoj se tani është koha kur ka një ndarje të qartë midis atyre që i favorizojnë këto fenomene, kjo problematikë është me një përmasë tjetër që nuk mund të injorohet nga SHB dhe faktet tregojnë se raporti i DASH, që e vendosin Shqipërinë si një vend që ka probleme serioze me drogën.
Mendoj që një deklarim nga kryeministri, duhet të kishte ardhur. Ka ndjeshmëri të caktuara sepse ai dhe në gazetat prestigjioze amerikane prezantohet si Ramaduro
Ndonëse një vend anëtar i NATO-s, nëse s’kemi sovranitet zgjedhor, institucionesh, pasi janë të blerë nga krimi, ky vend nuk quhet sovran dhe i shëndetshëm, dhe si i tillë do të vazhdojë të jetë në radarin e SHBA-së për një transformim drejt demokratizimit.
and then