Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë/ Sot seanca në GJKKO, avokati Cakrani: Presidenti real i Shqipërisë do dalë, të gjithë Madurot në burg

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë (GJKKO) po shqyrton sot kërkesën e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Avokati i Metës, Kujtim Cakrani, deklaroi para mediave se, sipas tij, të gjithë “Madurot”, duke ironizuar kryeministrin Edi Rama, do të përfundojnë në burg, ndërsa Ilir Meta do të lirohet. “Ramaduro brenda tani, kështu që do lirohet Meta. Të gjithë Madurot do të venë në burg, dhe do të dalë presidenti real i Shqipërisë, zoti Ilir Meta,” tha Cakrani.

Po sot, në zbatim të masës detyrim paraqitje, në SPAK është paraqitur edhe ish-deputetja Monika Kryemadhi.

Kërkesa e Ilir Metës për lirimin nga qelia është rrëzuar më parë nga të treja shkallët e gjyqësorit, të cilët kanë lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Meta i është drejtuar gjithashtu Gjykatës Kushtetuese, duke pretenduar se vendimet e tre shkallëve të gjyqësorit janë antikushtetuese dhe cenojnë Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Ai këmbëngul se po mbahet në qeli pa akuzë.

SPAK e akuzon Metën për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, së bashku me ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe tre persona të tjerë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×