
Në mënyrë të papritur, nga i projektuar si goditja e madhe e merkatos së verës, në janar Kristjan Asllani e sheh veten jashtë planeve të Torinos që në janar. Një ndryshim drastik i statusit të tij, i konfirmuar në mënyrë indirekte edhe nga drejtori sportiv i “demave” i cili përpara ndeshjes me Verona-n theksoi se klubi do të futet në merkato për të gjetur një mesfushor të ri.
Asllani u transferua në verë në formë huazimi për 1,5 milionë euro me të drejtë blerje për 11,5 në fund të këtij sezoni. Torino jo vetëm që nuk ka ndërmend të blejë kartonin e tij, por kërkon të lirohet nga Asllani që në janar.
Në lidhje me këtë temë, me këtë ndryshim të papritur ndërhyri edhe presidenti i Inter, Marotta: “Asllani? Ai është në formë huazimi te Torino, nuk kemi folur ende për këtë pjesë. Do ta vlerësojmë, ai është një lojtar i yni, duhet të vlerësojmë vlerën e lojtarit. Nëse nuk do të jenë kushtet që ai të vijojë te Torino, do të gjejmë një sistemim të ri”, u shpreh Marotta i pyetur në lidhje me Asllanin.
and then