
Do na duhen dhe dy javë kohë që Kuvendi të nisë punimet dhe po ashtu dhe komisionet parlamentare. Data kur do të nisë sesioni i ri parlamentar është 19 janari. Në një lidhje live për News24, gazetari Ergys Gjençaj tha se në dukje pritet të jetë ceremonial nisja e seancave plenare, pasi opozita do të vijojë me aksionin e saj në Kuvend kundër maxhorancës. Pritet të jetë një sesion i ndezur sa i përket raporteve, dinamikave dhe debateve politike. Në sesionin e kaluar, kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se grupi i tij parlamentar ndërpreu marrëdhëniet dhe bashkëpunimet për pjesëmarrje në dy komisione, atë të reformës territoriale dhe atë zgjedhore. Nga ana tjetër, maxhoranca i la kohë se do të priste deri në nisje të sesionit parlamentar, nëse ‘opozita do t’i kthehej rrugës ligjore’. Ndërkohë Balla paralajmëroi se nëse opozita nuk i kthehej punimeve në Kuvend, anëtarët e saj do të zëvendësoheshin.
Por një tjetër çështje e ngelur pezull nga sesioni i kaluar është dhe kërkesa e SPAK që kërkoi heqjen e imunitetit dhe më pas marrjen e lejes për arrestimin e Belinda Ballukut. Në mbledhjen e datës 19 dhjetor, ishte mbledhja e parë e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteti, dhe pas 5 orësh diskutime nuk pati një vendimmarrje. Aktualisht nuk ka një datë fikse se kur do të mblidhet Këshilli i Mandateve. PD nga ana e vetë ka bërë 3 kërkesa për mbledhjen e Këshillit të Rregullores, por asnjë prej tyre nuk u mblodh. Kujtojmë se më datën 22 janar do të nisë shqyrtimi në themel i çështjes së Ballukut nga Gjykata Kushtetuese.
Sakaq, 5 deputetë të PD-së kanë depozituar një tjetër kërkesë drejtuar Peleshit për t’u mbledhur nesër Këshillin e Mandateve për çështjen Balluku, ndërsa nuk ka ende asnjë përgjigje nga Kuvendi.
and then