Protesta e PD/ “Rama ka ndërtuar një narkoshtet, meriton fatin e Maduros”, Boçi: Ballukët, Agasët, Mirlindat notojnë në luks. Korrupsioni është sistem

Ka nisur protesta e radhës e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë.

Në fjalën e tij Luçiano Boçi u shpreh kritik ndaj qeverisë Rama, duke thënë se kryeministri ka sjellë vetëm korrupsion për shqiptarët.

“Kemi dëgjuar shumë opinione për platformën tonë, dhe u themi se nuk jemi këtu për spektakël politik, por jemi për të kërkuar llogaridhënie e drejtësi në mungesë të institucioneve. Jemi këtu për të transmetuar dhe për të mbrojtur të vërtetat tona sepse janë të vërteta të qytetarëve. Sot 46 % e tyre janë rrezik varfëri apo në rrezik përjashtimi social. Qytetarët mbajnë mbi supe peshën e korrupsionit”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai theksoi se shqiptarët janë grabitur, ndërsa vetë jetojnë në luks.

Boçi holli edhe akuza ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke thënë se kryeministri Edi Rama po e mbron sepse është i frikësuar për vetë fatin e tij.

“Me të gjitha grabitjet dhe vjedhjet është e vërteta e qytetarëve, dhe talljet që u bën Rama me shpurën dhe lugën bosh që u bën me tigra si barake dhe satelit orbital. Qytetarët e kanë kuptuar se sot po kërkon ti shkatërrojë familjen. Ballukët, Agasët, Mirlindat bëjnë vallen e vdekjen mbi fatet shqiptarëve dhe vetë notojnë në luks të shfrenuar. Të vërtetat tona janë të vërtetat e Sali Berishës dhe të PD.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×