
Ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi në një intervistë në emisionin “Studio24”, në News24, u shpreh se me arrestimin e Maduros, kryeministri Rama nuk do ta bëjë aspak gjumin e qetë.
Gjatë intervistës, Bumçi në analizën e tij shpjegoi pse Shqipëria nuk bën ndryshim nga Venezuela. Ndërsa citoi raporton e DASH, Bumçi tha se në të theksohej qartë se Shqipëria është kthyer në bazë të krimit të organizuar ndërkombëtar.
“Mes autokratëve që nuk e bëjnë gjumin e qetë është edhe Edi Rama ndër të parët. Nuk është në Amerikë Latine, por është në NATO dhe kjo bën diferencë të madhe. Narkoshtet, ku e bazojmë ne?Janë citime nga raportet amerikane, DASH. Administrata e kaluar i ka shkruajtur të gjitha, por politikisht nuk e ngritën çështjen e drogës. Thuhet se Shqipëria është kthyer në bazë të krimit të organizuar ndërkombëtar. Këto janë në raporte të DASH…Furnizues kryesor me kanabsi në Europë dhe por kryesor i kokainës në Europë. Lajme për shqiptarë në burgje , të vrarë janë shtuar më shumë se çdo herë. Pra kontrollojmë nga burimi deri në shitje. Raporti i para dy viteve thotë se krimi i organizuar është i mbifuqishëm…Nga i vjen fuqia? Nga shteti. Kjo është ngjashmëria e Shqipërisë me Venezuelën…Dhe çfarë pamë ne në urimin e paravësisë? Urimi i pavarësisë është akt formal, por nga Rubio dhe Trump duhet të kujtojmë se të dy kishin luftën kundër drogës dhe atyre që bashkëpunojnë me to. Në fushatë, kishin çështje kryesore rendin…dhe drogën…pra u kthyen në një platformë qeverisëse. Nuk mund të jesh vend anëtar i NATO-s dhe të bësh narkoshtet…Nuk bën zjgedhje të lira, bashkëpunon me kartelet e drogës , Rama nuk mund të flejë më i qetë. Në një të ardhme pa një qeveri të lidhur me krimin dhe pa Ramën”, tha ai.
and then