Radhë mbi 3 kilometra në dalje nga Shqipëria, fluks i lartë lëvizjesh në Kakavijë

Fluksi i lartë i lëvizjeve në pikën kufitare të Kakavijës ka krijuar këtë të hënë radhë të gjata automjetesh në dalje nga territori shqiptar. Rreth orës 11:00, kolonat e mjeteve kanë arritur mbi 3 kilometra, ndërsa qarkullimi është ngadalësuar ndjeshëm për shkak të pritjes në sportele.

Nga pala shqiptare po operohet me 4 sportele në dalje, ndërsa pala greke po punon me vetëm 2 sportele, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme për udhëtarët. Sipas të dhënave zyrtare nga PKK Kakavijë, gjatë datës 4 janar 2026 janë përpunuar 10 716 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 3 073 në hyrje dhe 7 643 në dalje. Po ashtu, janë regjistruar 2 908 mjete, prej të cilave 773 në hyrje dhe 2 135 në dalje.

Autoritetet kufitare këshillojnë udhëtarët të planifikojnë lëvizjet pasi fluksi i lartë pritet të vijojë edhe në ditët në vijim.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×