
Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme, me intensitet të ulët deri mesatar, në pjesën më të madhe të territorit.
Në zonën veriperëndimore, konkretisht në qarkun e Shkodrës, deri në orët e mesditës priten reshje me intensitet mesatar deri të lartë, në formën e shtrëngatave të shoqëruara me shkarkesa elektrike.
Nga orët e pasdites deri në mbrëmje vonë, në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, reshjet e shiut do të jenë me intensitet deri të lartë, kryesisht në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve.
Në zonën e Alpeve dhe në relievet malore të verilindjes, në lartësitë mbi 1500 metra, parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare rreth 12 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe bregdetare, veçanërisht në jug, ajo mund të arrijë deri në 24 m/s.
Valëzimi i detit pritet të jetë i forcës 4–6 ballë.
and then